Të nderuar anëtarë të Shoqatave Kërçovare në Zvicër,
Ne, në takimin tonë të përbashkët të datës 6 Mars 2022, në mesin e temave të shumta (Kërçovarët për Kërçovarët) trajtuam edhe temën: Organizimi i mësimit në gjuhën shqipe në Zvicër si dhe angazhimi ynë rreth organizmit sa më të mirë të këtij lloj mësimi.
Pas prezantimit të materialit të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, erdhëm në përfundim se hapja e pikave shkollore është akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët pa fajin e tyre lindin dhe rritën larg atdheut.
Debatuam rreth kësaj teme duke theksuar se i madh është numri i fëmijëve shqiptarë, të cilët nuk i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe për arsye të ndryshme dhe është më se i nevojshëm angazhimi ynë kudo ku jetojmë dhe veprojnë në Zvicër, që të bëhemi bashkë në këtë mision kombëtar, me qëllim që të ndihmojmë Shkollën Shqipe” në hapjen e pikave të reja shkollore.
Fakt është gjatë këtyre dy viteve fundit “Shkolla shqipe “ në Zvicër ka hap mbi 100 pika shkollore në 18 kantone të Zvicrës dhe po vazhdon me të njëjtin ritëm, me qëllim që pikat shkollore të jenë sa më afër fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë.
Në këtë rrugëtim angazhimi ynë do të ndihmonte këtë proces si dhe ne si Shoqata që kemi në esencë mbrojtjen e vlerave, gjuhës dhe kulturës kombëtare mendojmë se edhe ne do të kryejmë një obligim moral dhe kombëtar.
Dhe në fund u vendos që për koordinator me Shoqatat Kërçovare do të jetë Bukurim Xhaferi nënkryetari i Shoqatës Kërçova, i cili do të na njoftoj me hapat e mëtutjeshëm rreth organizimit.
Ai së bashku me koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër do të e përgatis materialet dhe aktivitetet me qëllim që shkollat shqipe të hapen kudo ku ka shqiptarë.
Qëllimi ynë është “Të ruajmë gjuhën dhe kulturën kombëtare” për fëmijët tanë.
Adresa kontaktuese për çdo Kërçovar:
Shoqata Kulturore Kercova
Bukurim Xhaferi
Tel. +41787506305
bukurim.djaferi@gmail.com