Mërgimtari Alija Dervishovski me origjinë nga Kosovrast i Epërm të Dibrës, i cili jeton dhe punon në Gjermani, në pragë të Vitit të Ri i gëzoi nxënësit e fshatit me dhurata për Vitin e Ri.
-Si kolektivi i shkollës e pershendetim këtë gjest të mire që bëri bashkëfshatari ynë dhe u shprehem një falenderim të madh. Ajo është atje ku ke lindur nuk harrohet. Fëmijët u gëzuan shumë dhe në fytyrat e tyre u ndjen të buzëqeshur. Dhuratat e Vitit të Ri ishin të siguruar për 102 nxënës nga klasa e pare deri në klasën e nëntë, deklaroi për MIA, Arif Ravmanovski, përgjegjës i shkollës periferike“Kole Kaninski”.
Kjo shkollë së bashku me shkollën periferike të fshatit Mogorçë të Dibrës, funksionojnë në kuadër të shkollës fillore komunale “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, ku mësimin në gjuhën maqedonase e ndjekin 500 nxënës.
Në fshatin Kosovrasti i Epërm për momenti jetojnë 1000 banorë, ndërsa një numër i madh i banorëve të dikurshëm janë në vendet evropiane, kryesisht në Gjermani dhe Itali.