Para festës së Vitit të Ri, mërgimtari kërçovar Gëzim Miftari nga Zvicra, ka dërguar një donacion me dhurata për 770 nxënësit e SHF “Sande Shterioski” të Kërçovës. Në shkollën fillore Sande Shterioski të Kërçovës, filloi shpërndarja e dhuratave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, një donacion i mërgimtarit Gëzim Miftari, me pako ushqimore për 770 voglushët e kësaj shkolle. Drejtori i shkollës Rrahim Pinjoli i shprehu mirënjohje ish nxënësit të kësaj shkolle, që tani jeton dhe vepron në Zvicër Gëzim Miftarit dhe potencoi se këto pako që arritën ditën e premte, do tu ndahen nxënësve shqiptarë maqedonas, turq dhe rom që e vijojnë mësimin nga klasa e parë deri në të pestën.