Mërgimtari Valon Shemsiu dhuron 50 mijë dollarë për SHFK “Penestia” në Dibër

0
480

Mërgimtarët dibran, kryesisht nga SHBA-ja, vazhdojnë me donacione për vendlindjen në shumë fusha edhe atë në arsim, shëndetësi dhe infrastruktur.

Donacion i rradhës është i Valon Shemsiu (40), i cili dy dekada e gjysëm jeton ne vendin tejoqeanike, por nuk e ka haruar Dibrën, ku është lindur dhe ku ka kaluar ditët e para shkollore nga arsimi fillore.

Pikërisht edhe donacioni është dedikuar për shkollën e tij “Penestia” ku u bë brucoshi i parë dhe ka mbaruar shkollën fillore, më vonë së bashku me familjen ka emigruar në vendin tejoqeanik.

-Donacion e përbëjnë përmbi 50 mijë dollarë, për këtë edhe ne si udhëheqësi por edhe si nxënësit dhe prindërit jemi shumë faleminderus. Me këto mjete, objekti do të pajiset me invetar të ri edhe gjashtë mësonjëtore si dhe do të  pajiset edhe kabineti i muzikës. Gjithashtu do të rikonstruohet edhe katër toalet dhe do të zëvendësohen dritat në tërë objektin-deklaroi për MIA-n, Ajet Mollarexha, drejtori i Shkollës.

Ne jemi mirënjohës për donacionet e mërgimtarëve nga SHB-ja, ku edhe vitin e kaluar u siguruan mbi 120 tableta për nxësnësit e familjeve me gjendjet të vështirë sociale dhe ekonomike.

Sipas  Mollarexha, paralamrim ka pasur edhe për donacionet tjera nga të tanët në SHBA, të cilët atë e ka premtuar në takim me ta, në periudhën e verës gjatë qëndrimit në Dibër.

Në SHFK “Penastia” së bashku me shkollën periferike në fshatin Xhepishte, mësimin në gjuhën maqedonase dhe shqipe e ndjekin 980 nxënës.

ОСТАВЕТЕ ОДГОВОР

ве молиме внесете го вашиот коментар!
ве молиме внесете го вашето име овде