Donacion për Spitalin e Kërçovës nga Shoqata Humanitare Cërvica në Zvicër.

0
311

Shoqata Humanitare Cërvica në bashkëpunim me barnatoren “Arteina 3“ japin një kontribut në Kovid qendren (spitalin e Kërçoves) për të ndihmuar pacientët e infektuar nga Covid-19.

Ne kohen e fundit gjendja me raste të reja përkeqësohet dhe është alarmante në Kërçovë, prandaj me ket donacion shpresojmë të mbështesim njërëzit e sëmurë me materialet e nevojshme të cilët aktualisht janë nën trajtim në Kovid qendren.

Shoqata Humanitare Cërvica ju uron shërim të shpejtë të gjithë pacientëve!

Faleminderit barnatores “Arteina 3“ për organizimin e materialeve e nevojshme medicinale për në Kovid qendren.

Gjitashtu një falënderim i madh për të gjithë profesionistët mjekësorë për punën e tyre të përditshme gjatë kësaj pandemie.

Me respekt,

Shoqata Humanitare Cërvica-Zvicër