Z.Atdhe Trepça me prejardhje nga Dibra, përfaqësues i happy people foundation me seli në Amerikë, ka bërë donacion për qendrën ditore të fëmijëve me nevoja të veçanta një minibus i cili do të jetë shumë i nevojshëm për transportin e këtyre fëmijëve prej shtëpisë së tyre, deri te qendra.
Komuna Dibër u angazhua maksimalisht në pregaditjen e dokumentacionit të nevojshëm për heqjen e detyrimeve doganore për këtë mjet.
Në prezencë të sekretarit shtetëror për punë dhe politikë socijale z. Resmi Ejupi , u bë dorzimi i minibusit, qendrës në fjalë. Faleminderime për fondacionin dhe të gjith atyre që u angazhuan.