Shkolla shqipe e QKSHA-Struga filloi vitin e ri mësimor 2023-2024

0
93

Rreth 160 nxënës dhe 8 mësimdhënëse kanë rihapur dyert e shkollës shqipe të QKSHA-Struga në Riverdale duke rikthyer atmosferën dhe entuziazmin në një nga shkollat më të mëdha shqiptare në diasporë.

Fytyrat e qeshura dhe gëzimi i fëmijëve por edhe i prindërve ishte i dukshëm. Drejtuesit e shkollës kishin pregatitur, dekoruar ambientet me elemente kombëtare dhe shkronjat e alfabetit shqip.

Mësimi i gjuhës shqipe dhe historisë kombëtare është misioni bazë i shkollës sonë. Kjo traditë që po zhvillohet për më shumë se 4 dekada, ka shërbyer si mburojë e hekurt e kulturës dhe zakoneve shqiptare.

Përveç gjuhës dhe historisë në QKSHA-Struga tashmë fillojnë edhe aktivitetet e tjera si vallet dhe pregatitjet për festat sipas programit të pregatitur nga drejtoria e shkollës dhe kryesia e QKSHA-Struga!

Urime nxënësve dhe prindërve për një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm!