Manifestim kulturor në Klubin maqedonas “Kirili dhe Metodi” në Ulm

0
87

Përfaqësuesit e Agjencisë së mërgatës më 16 shtator 2023 morën pjesë në manifestimin “50 vjet krijimtari kultorore të Sonjës Tairovska Durçak” e mbështetur nga ana e Klubit maqedonas “Kirili dhe Metodi”

Ngjarje kulturore u mbajt në hapësirat e klubit, në qendër të Ulmit, në prani të një numër të madh të mysafirëve, tryez maqedonase dhe muzikë.

Në pjesën e programit, përfaqësuesit e Agjencisë së mërgatës në emër të drejtorit të Agjencisë së mërgatës, Sllobodan Blliznakovski, i falimenderuan për ftesën dhe ju uruan poetesës Durçak dhe klubin “Kirili dhe Metodi” për kultivimin e kulturës dhe gjuhës maqedonase në Ulm.

Në shenjë falemenderimit për bashkëpunim nga ana e Agjencisë së mërgatës i ndau pllakat kryetarit të klubit Angell Petrovski.

Me një program të pasur kulturor duke lexuar poezi në gjuhën maqedonase dhe gjermane, fjalime dhe përshëndetje nga ana e përfaqësuesve të Agjencisë së mërgatës, nikoqirët, udhëheqësit e klubit dhe mysafirët tjerë.

Në këtë ngjarje kulturore mori pjesë kryetari i komunës së Ulmit, z. Ginter Cish, me këshillltarët dhe përfaqësuesit të komunës së Ulmit. Z. Cish i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësin e ngjarjeve të këtilla kulturore për integrimin e maqedonasve në Shoqërinë gjermane, në mes tjerash i përshëndeti Agjencinë e mërgatës për kujdesin ndaj mërgimtarëve të tyre dhe informoi për Mbrëmjen kulturore në Ulm e cila u mbajt më 16 shtator në të  gjitha qendrat kulturore.

Përfaqësuesit e Agjencisë së mërgatës, në emër të drejtorit Sllobodan Blliznakovski, dërguan falimenderim  kryetarit të Komunës së Ulmit, z. Ginter Cish, për pjesëmarrjen e tij, mbështetjen e mërgimtarëve tanë në qytetin e Ulmit dhe rrethinës dhe në përgjithësi deri te Lidhja e Republikës së Gjermanisë të cilët e njohin popullin maqedonas si në mirëqenie, vlera dhe në punë dhe më gjërë dhe për hapjen e dyerëve  për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë atje. Përfaqësuesit e Agjencisë së mërgatës i dhurun kryetarit të komunës së Ulmit, z. Genter Cish një kukull me veshje popullor maqedonas.