Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Sllobodan Blliznakovski realizoi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Makedonska Kamenicës, Dimço Atanasovski

0
98

Me datë 07.09.2023, në hapësirat e komunës së Makedonska Kamencës, u mbajt takimi në mes drejtorit të Agjencisë së Mërgatës, Sllobodan Blliznakovski dhe kryetarit të komunës së Makendonska Kamenicës, Dimço Atanasovski.

Gjatë takimit, u bisedua për aktivitete të shumta të realizuara dhe që janë në interest ë përbashkët, në veçanti për realizimin e suksesshëm të takimit me mërgimitarët në vendin Cera të Makedonska Kamenicë, i cili takim mbahet tradicionalisht në fund të muajit gusht.

Njeriu i parë i Agjencisë dhe ai i pushtetit lokal në Makedonska Kamenicë, u morën vesht që të realizojnë edhe aktivitete tjera që janë me interes të ndërsjelltë, para se gjithash për promovimin e Komunës në kanalin komunikues të Agjencisë së Mërgatës dhe llojeve të tjera të mbështetjes.