Përfundoi me sukses turneu i SH.K Kërçova – Zvicër 2023

0
212

Në Birr të kanton Argaut dhe në një atmorsferë shum të këndëshëme përfundoi me sukses turneu i radhës nga Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër.

Me një pjesmarëje shum masive mijëra Kërçovarë nga e gjith Zvicëra dhe vendet tjera të Europës u grumbulluan për të ndjekur Turneun, për tu parë me familjarë dhe shokë si dhe për të kaluar çaste me kërçovarët nga Zvicra.

Gjithashtu edhe Komuna e Kërçovës në krye me kryetarin Fatmir Dehari sollën ekipë nga vendlindja që të jenë pjesmarës të këtij evenimenti sportiv që mbahet çdo vit në Zvicër.