Tortë me fruta

0
209

4 vezë

250 gr. sheqer

120 gr. miell

200 gr. vaj

200 gr. qumësht

fruta sipas dëshirës

Rrihni të bardhat e vezëve, shtoni sheqerin dhe të verdhat e vezëve, më pas shtoni gradualisht vajin, qumështin dhe miellin duke i rrahur. E përziejmë mirë dhe e vendosim masën në një tavë katrore të lyer me yndyrë. Sipër masës i radhisim frutat, sipër i hedhim pak sheqer dhe i shtypim 5-6 biskota. E pjekim ne furre me 150°C per rreth 35-40 minuta dhe kur te jete pjekur e sperkasim me sheqer pluhur te perzier me vanilje.