Sallatë me piper të thatë

0
182

20 copë speca të thatë

250 gr. salce domatesh

3-4 thelpinj hudhër

250 gr. vaj

kripë

 

Specat i lani mirë dhe i vendosni në një enë me ujë të ziejnë. Sapo specat të zbuten i nxjerrim nga uji dhe i vendosim në një dërrasë prerëse dhe i heqim lëkurat me thikë dhe mesin e vendosim në një tas druri ku më parë keni rrahur hudhrat. Thërrmoni specat, më pas shtoni salcën e domates, përzieni mirë dhe në fund shtoni vajin gradualisht. Shtoni kripë për shije.