VIZITË NË KUVENDIN E RUMANISË NË BUKURESHT

0
142

Me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase më 8 dhjetor, i cili me Ligj ishte miratuar në vitin 2019, në Rumani, drejtori Sllobodan Blliznakovski i shoqëruar me bashkëpuntorët nga Agjencia për Emigracion, mori pjesë në manifestimin kulturor të organizuar nga Shoqata e Maqedonasve në Rumani. Duke iu falenderuar deputetit maqedonas i grupit parlamentar për çështjet të pakicave, Jonut Stanku, më 7 dhjetor, drejtori Blliznakovski e vizitoi Kuvendin e Rumanisë dhe mori pjesë në seancën plenare, ku delegacionin e Agjencisë për Emigracion e ka përshëndet Kryetari i Kuvendit të Rumanisë.

Pas seancës, delegacionin e ka prit edhe kryetari i Komisionit për të drejtat e njeriut, çështjet kulturore dhe nacionale, deputeti Ibram Huesini, përfaqësuesi i komunitetit turke në Rumani. Mes tjerash, në këtë takim është biseduar për korrupsionin  si një gjëje që i  shkurton vendet e ballkanit  dhe i cili është shkaku kryesor i emigrmit të popullatës nga vendet e rajonit.

Drejtori Blliznakovski e falenderoi Republikën e Rumanisë, që ka hapur dyert për popullin maqedonas, për mundësitë që t’i realizojnë të drejtat e tyre në nivel më të lartë, nga përfaqësuesi i Kuvendit e deri në organizmin e shoqatave, duke treguar vlerat e tyre evropiane dhe demokratike.