Këshilli Shqiptaro-Amerikan, me seli në New York, vijon me nismën humanitare të shpërndarjes së ndihmave.
Këtë herë ndihmat janë dorëzuar në Maqedoninë e Veriut për 150 familje në nevojë, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë në përballimin e pandemisë.
“Ndihmat vazhdojnë për familjet në nevoj në Maqedonin e Veriut!
Falenderime shkojnë për të gjithë që kontribuan dhe na besuan për ardhjen në ndihmë të mbi 150 familje në nevoj posaçërisht atdhetarit z. Kalosh Sela, i cili ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme për mbledhjen e parave.
Këshilli, drejtohet nga Haxhi Dauti dhe prej vitesh i ndodhet afër bashkëatdhetarëve duke u bërë pjesë nismave të ndryshme humanitare. Vetë Dauti është shprehur më herët se preferon që gjestet e tij humanitare tí bëjë pa shumë zhurmë dhe publicitet. Dauti ka dërguar ndihma në vendlindje që në fillim të viteve ’90 kur vendi përballej me kriza të mëdha.