Urime Dita e Flamurit nga Shoqata Përshevca Zvicër

0
114

Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu për së pari herë ngre flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, siç quhet edhe Nëntori i dytë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar!

Kemi edhe shumë punë për të bërë deri sa ta çojm amanetin e të parëve ne vend!

Urime Festa!