Të nderuar mërgimtarë,
Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut uron gjithë shqiptarët për këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj. Në këtë datë historike u mbajtë Kongresi i Manastirit.
Dita e Alfabetit është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar.
Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!
Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!