Në ditën e katërt të edicionit “Ditët e Alfabetit”, panel diskutimi për studiuesit gjermanë Lambertzi dhe Von Han

0
147

Në kuadër të shënimit të edicionit të katërt të Ditëve të Alfabetit, edhe sot ka vijuar organizimi i sesionit shkencor me temë “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”, nën organizim nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Gjatë sesioni të sotëm shkencor para të pranishmëve u drejtuan Anton Nikë Berisha, Ylber Sela, Mimoza Kore si dhe Emin Azemi, të cilët folën në tema të ndryshme dhe diskutuan mbi studimet e etimologjisë dhe fjalëformimin e shqipes, kontestin historik, letrar dhe filozofik i studimit shkencor gjerman mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe dhe shumë tema të tjera.

Anton Nikë Berisha në këtë panel diskutimi ka folur mbi temën “Maximilian Lumbertzi për qarqet letrare shqipe”.

Për temën “Hahni dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, foli Ylber Sela, ndërkohë që Mimoza Kore foli mbi temën “Falori i J.G. Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të”, ndërsa Emin Azemi foli mbi temën “Maximilian Lambertzi në studimet e disa autorëve shqiptarë”.

Ndryshe, të hënën ka filluar edicioni i katërt i manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” nën organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, manifestim ky që do të zgjasë deri më 22 Nëntor, e gjatë kësaj periudhe kohore do të organizohen manifestime të ndryshme për nderë të “Ditëve të Alfabetit”.