Shqiptari Emre Saliu nga Mali i Zi me prejardhje nga Gostivari shpallet kampion bote në karate

0
219

Kete fundjavë (26-30.10.2022) në Konja të Turqise është duke u zhvilluar Kampionati Botëror për Kadet, Junior dhe U21 ne Karate. Në këtë kampionat marin pjesë 1861 garues në 35 kategori nga 105 shtete te botës. Në kampionat pjesmarës ishin edhe 35 shqiptarë nga 6 shtete të ndyshme (6 nga Shqipëria, 19 nga Kosova, 6 nga Maqedonia e Veriut, 2 nga Mali i Zi, 1 nga Kroacia dhe 1 nga Zvicra). Ne diten e parë garuan Kadetet, kurse në diten e dytë juniorët dhe në të tretën U21. Suksesin më të madhë e arriti Emre Saliu nga Mali i Zi (shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia) i cili në finale në kategorinë Junior -76 kg e mposhti jordanezin me rezultat 6:0 dhe u shpall kampion Bote. Kurse dy vajza nga Kosova, Rinesa Osmani Juniore -59kg dhe Behije Mustafa +59kg në finalet e vogla pësuan disfatë dhe u plasuan ne vendet e 5 ta. Si dhe Elmedina Istogu nga Kosova tek U21 u plasua ne vendin e 7 të. Diten e parë tek Kadetët paraqitje të mir kishte edhe Gent Peci nga Kosova ne kategorine Kadet -57 kg i cili u ndal në vendin e 9 të dhe Ensar Zejnullahi nga Kosova ne kategorine Kadet -63 kg në vendin e 7 të. Të tjerët fatkeqësisht kaluan ka një ose dy xhiro dhe aty përfunduan.

Duhet cekur se ky sukses ishte vetën ne disciplinën KUMITE kurse ne KATA vetëm Alma Loki kishte rezultat 22,36, rezultat i mirë por jo edhe për me e kalu grupin.