Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura në takim me Drejtorin për Diasporën, z. Sylë Ukshini

0
147

 

Koordinimi i politikave tona, obligim kombëtar

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion i Repblikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izmit Nura në takim me Z.Sylë Ukshini, Drejtor i  Diasporës në Republikën e Kosovës. Në ambientet e MPJD-së, në Republikën e Kosovës sot realizova një takim pune me Z.Sylë Ukshini, Drejtorin për Diasporën në Republikën e Kosovës Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, bashkërendimit të aktiviteteve të Departamentit të Diasporës së MPJD-së të Republikës së Kosovës me Agjencinë për Emigracion në Republikën e Maqedonisë se Veriut, ku theks të veçantë patëm për çështjen e mësimit plotësuesdhe të organizimeve të aktiviteteve të mërgimtarëve tanë nëpër shtete të ndryshme të botës.

Në këtë takim, evidentova objektivat e punës të Agjencisë për Emigracion, detyrat dhe punët që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, si dhe projektet që kanë të bëjnë me nxitjen dhe zhvillimin e tyre kulturor dhe me përparimin e lidhjeve me organizatat dhe shoqatat në mërgim. Gjatë këtij bashkëbisedimi, z.Sylë Ukshini më ka njoftuar për strukturën e re të Departamenti të Diasporës në MPJD, si dhe për objektivat që i kanë përcaktuar, duke nënvizuar nevojën e koordinimit sa më intensiv të Agjencisë për Emigracion në Republikën e Maqedonisë se Veriut dhe Departamentin e Diasporës në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e lidhjeve me mërgatën në vende të ndryshme të botës dhe harmonizimit të kutikulave dhe teksteve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në vende ku është e koncentruar mërgata jonë. Biseduam për projektin “Karvani i Diasporës“, i realizuar përgjatë muajit korrik dhe gusht nga Departamenti i Diasporës në Republikën e Kosovës.

Z.Sylë Ukshini më ka informuar edhe për bashkëpunimin me misionet tona diplomatike, organizatat jo-qeveritare dhe botën akademike, lidhur me angazhimin e potencialit intelektual nga diaspora në Kosovë, duke patur si qëllim primar nxitjen dhe promovimin e kthimit të potencialit intelektual të pjesëtarëve të diasporës në Kosovë. Pas abetares së unifikuar, mbetet obligim yn primar unifikimi strategjisë mbi përkujdesjen ndaj diaspores sonë.

Diaspora meriton më shumë.