Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura, priti në takim Konsullin e Përgjithshën të Republikës së Kosovës, z. Agim Krasniqi
Konsulli i Përgjithshëm në takim me zv. Drejtorin e Agjencionit për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut Në Shkup, Konsulli i Përgjithshëm u prit në takim nga zv. Drejtori i Agjencionit për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izmit Nura. Temë kryesore e takimit ishin çështjet që kanë të bëjnë me Dijasporën dhe me theks të veçantë në koordinimin e angazhimeve në nivelet përkatëse.
Vlerësimi i përbashkët ishte se në këtë aspekt duhet bërë edhe më shumë se deri më tani, duke qenë gjithnjë mirënjohës për kontributin shumë të çmuar të mërgatës sonë gjatë proceseve të rëndësishme kombëtare.
Zv. Drejtori Nura foli edhe për angazhimet në të ardhmen si dhe për organizimin e një vizite instiucioneve të Republikës së Kosovës. Konsulli i Përgjithshëm Z. Krasniqi, përgëzoi z. Nura për angazhimet dhe punën që është duke e bërë dhe vizitën e suksesshme së fundi në SHBA. Konsulli i Përgjithshëm u shoqërua nga zv. Shefi i Misionit z. Faruk Bytyqi.







