Njoftim nga Shoqata Atdhetare Dibra

0
171

Kuvendi Zgjedhor për Kryetar dhe Kryesi të re!

I nderuar komunitet dibran,

siç edhe ju paralajmëruam në Kuvendin e fundit të mbajtur më datë 29 Maj 2022, ne si kryesi do të zhvillojmë edhe një takim tjetër me komunitetin dibran me shpresë që dikush do të ketë guximin edhe vullnetin për të marrë përsipër drejtimin e SHAD, dhe të ngrejë atë në standarde edhe më të larta.

Kjo shoqatë është çelësi i rruajtjes së vlerava dhe traditave tona, është vendi që na mban të bashkuar. Është shumë e rëndësishme që siecili dibran duhet të sakrifikojë pak nga koha e vet për të kontribuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e komunitetit tonë në SHBA. Prandaj, kandimimi i siecilit prej jush, ka një vlerë të jashtëzakonshme për komunitetin tonë.

Të interesuarit duhet të shpallin kandidaturën deri me datë 16 Tetor, 2022.

KUVENDI DO TË MBAHET VETËM NËSE KA KANDIDATË TË PARAQITUR!

Ju faleminderit!