Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Univerzitetin “Nënë Tereza”

0
147
KOMUNA E ÇAIRIT NDAN 20 BURSA PËR STUDIME NË LËNDËT DEFICITARE NË UNIVERSITETIN “NËNË TEREZA”
Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup që do të jetë ditën e hënë, ne sot po ju sjellim një lajm të mrekullueshëm.
Bashkë me rektorin e këtij tempulli akademik “Nënë Tereza”, Prof.Dr. Izet Zeqiri nënshkruam Marrëveshjen me të cilën Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studentë që do të studiojnë në fushat deficitare në këtë universitet edhe ate: Megatronikë, Menaxhment industrial dhe Elektro-energjetikë.
Ky akt paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, por edhe për forcimin e tregut të punës që ka nevojë aq të madhe për të patur njërëz profesionist në radhët e veta edhe ate në fushat deficitare.
Njëkohësisht përgëzova rektorin Zeqiri për punën e mrekullueshme që po e bën në avancimin e Universitetit “Nënë Tereza” dhe shpreha gatishmërinë Komuna e Çairit për të qenë gjithmonë mbështetje e fuqishme e këtij institucioni akademik.