Vazhdon rikonstruksioni i korsive për këmbësorë dhe biçikleta në bulevardin “Goce Delçev”

0
127

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup, me urdhër të Qytetit të Shkupit, nga sot vazhdojnë me rikonstruksionin e korsive për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bulevardit “Goce Delçev” në segmentin nga shtëpia e mallrave “Most” drejt urës “Goce Delçev”.

Sot po kryhen pozicionet fillestare të gërmimit me makineri të materialit të dëmtuar, përkatësisht të pllakave të begatonit dhe asfaltit të rrënuar dhe po përgatitet sipërfaqja për asfaltim.

Në periudhën e kaluar është rikonstruktuar njëra anë e bulevardit, përkatësisht korsitë e këmbësorëve dhe biçikletave nga ana e garazhit në një sipërfaqe prej rreth 1800 metrash katrorë, ku me rikonstruksionin u përfshinë edhe dy ishuj për këmbësorë.

Në periudhën e ardhshme ekipet do të vazhdojnë me aktivitetet për rikonstruksionin e korsive në bulevardin “Goce Delçev” nga ana e Kalasë së Shkupit.

Me rikonstruksionin e korsive për këmbësorë dhe biçikleta në bulevardin “Goce Delçev”, do të mundësohet lëvizje më e lehtë dhe do të rritet siguria e këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë segment.