Në Strugë është mbajtur manifestimi “Drita e Gonxhes” për të kujtuar jetën dhe veprën e njërës ndër figurave më të shquara të kombit shqiptar, por edhe Botës, Nëna Terezë. Në manifestim, të organizuar nga ITKSh, kanë mar pjesë figura të shquara nga jeta publike dhe mysafir të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria. Në një fjal rasti, zëvendës drejtori i Agjencionit për Migracion Izmit Nura ka folur për figurën e ngitur të humanistes tonë Nëna Terezë.
Ai ka thënë se Sot kur flasim për një figurë të madhe siç është Nënë Tereza, e kemi vështirë ta përcaktojmë me pak fjalë kuptimin që mbart fuqia e ndikimt të saj në përmasa planetare.
“Nënë Tereza është krenari , por edhe obligim i yni, sepse komunkimi i ynë me botën kalon nëpër peshoren që të tjerët masin veprimet tona , të mira, ose të këqia. Me fjalë të tjera, një popull që nxjerr nga gjiri i vet figura të mëdha, e ka dyfish përgjegjësinë më të madhe, sepse në njërën anë duhet të ndjek modelin që përfaqëson ajo figurë, dhe në anën tjetër, duhet ta ruajë atë figurë nga trajtat e ndryshme të abuzimit, sepse jo rrallë ato edhe kepërdoren nga struktura të ndryshme konjukturale” ka thënë Nura. Ai né vazhdim ka potencuar se Nëna Tereze për fat të mirë nuk mund të futet në asnjë korniz që ia caktojnë të tjerët, sepse ajo veproi jashtë kornizave dhe jashtë kanoneve të shkruara e të pashkruara. Sipas tij ajo kishte filozofinë e saj origjinale të të menduarit dhe vepruarit dhe si e tillë ajo ofroi mirësinë dhe butësinë njerëzore në komunkimin e përditshëm.
” Sot kur bota po vuan vrazhdësinë e përplajeve qytetëruese e gjeopoliitke, Nëna Tereze me filozofinë e saj ndoshta mund të jetë terapie më e mirë që do ta shëronte botën nga këto anomali.
Unë kam patur rastin të lëvizi në vende të ndryshme të botës dhe këtë nuk kam mundur ta bëjë pa pasaportë. Por, vetëm atëherë kur e kam pa ndikimin e figurës së Nënë Tereze në botë, jam bindur se njeriu mjafton të ndjek mësimet dhe urtësitë e saj, të cilat ngannjlëherë zëvendësojnë edhe pasportat që mbartim me vete.
Me fjalë të tjera, virtyti njerëzor i kalon kufinjtë edhe pa pasur nevojë për vizë dhe për pasaportë, por kjo nuk arrihet vetvetiu. Për këtë na ka lënë mjaft mësime edhe Nënë Tereza, e cila nuk e arriti krejt rastësiht këtë famë sikur të mos ndiqte dy parime jetësore: të ekuilibrojë dimensionin tokësor dhe hyjnor të veprave dhe të privohet nga kënaqësitë e jetës duke iu shërbyer njerëzve të braktisur dhe të sëmurë. Nëna Tereze e refuzoi drekën që e kishte organizuar akademia e Nobelit, me arsyetim se me ato para ajo mund t’iu ndihmojë njerëzve në nevojë. Ka edhe plot shembuj të tjerë kur ajo refuzoi favore e të mira, duke i këmbyer ato me ndihma ndaj atyre që vuanin nga vetmia. sëmundja dhe varfëria.
Ne jemi me fat që e kemi Nënën Tereze dhe kjo është edhe arsyeja pse duhet të mbështetet Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në krye me drejtorin – prof dr. Skender Asanin , në kauzën civilizuese që përfaqëson ky institut, e që është vazhdimësi e frymës dhe filozofisë botëkukuptimore të Nënë Tereze.
Uroj që kjo frymë të shtrihet në gjithë hapësirën shqiptare, sepse progresi i një kombi është i pa mundur nëse nuk ndiqen modelet më të avancuara të mirëkuptimit të brendshëm dhe bashkëpunimit të jashtëm. Në formë të përmbledhur të gjitha këto modele i gjejmë të integruar në figurën komplekse të Nënë Tereze.
Ne si komb jemi krenar që letërnjoftim i jonë në botë pas Gjergj Kastriot -Skenderbeut, është dhe nobelistja Nënë Tereza” ka thënë Nura.
Në këtë event përveç organizatorëve kanë marrë pjesë edhe Dom Lush Gjergji, ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, ish-të burgosur, aktivistë politik dhe të shoqërisë civile.