U rikonstruktua korsia e këmbësorëve në bulevardin “Goce Delçev”

0
160

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” këto ditë rikonstruktuan korsinë e këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë bulevardit “Goce Delçev”, në segmentin nga Shtëpia e Mallrave “Most” deri te trekëndëshi te ura “Goce Delçev”, në anën e garazhit me kate.

Korsia e këmbësorëve dhe biçikletave është rikonstruktuar me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe është asfaltuar në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1800 metrash katrorë, në të cilën përfshihen edhe dy ishuj për këmbësorë.

Gjatë punimeve ndërtimore në këtë segment u mënjanuan pllakat e begatonit të dëmtuara dhe asfalti i thyer, u vendos shtresa tampon dhe bordura, u rikonstruktua dhe nivelua një pusetë dhe u aplikua shtresë e re asfalti.

Në periudhën e ardhshme do të punohet në rikonstruksionin e korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë bulevardit “Goce Delçev” edhe nga ana e Kalasë.