Filloi asfaltimi i rrugës së Shipkovicës

0
172

Filluan punët për rehabilitimin e rrugës rajonale nga kthesa e rrugës për Kodrën e Diellit deri brenda fshatit Shipkovicë!

Asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 kilometra bëhet në kuadër të programit të NP “Rrugët Shtetërore” për rrugë rajonale, kurse realizimin e punëve e bën NP “Rrugët e Maqedonisë”! Reahbilitimi i kësaj rruge është një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e banorëve të Shipkovicës dhe fshatrave të malësisë së Tetovë, kurse komuna e Tetovës ka intervenuar edhe për disa punë të natyrës komunale, si që është bekatonizimi i rrugës deri tek shkolla fillore “Rexhep Voka” në sipërfaqe 600m2!