Valbona Tika, vajza e parë shqiptare dhe kërçovare e cila posedon kompaninë e saj në Çikago për mentorim, konsulta dhe strategji kompanitë dixhitale.
Valbona ka magjistruar në University of Iowa në SHBA në marrëdhënie me publikun dhe gazetari.
7 vjet përvojë në konsulta dhe marketing dixhital.
Ka ndihmuar kompanitë të rrisin ndikimi dhe arritjen e tyre dixhitale duke ofruar strategji dhe promovim, menaxhimin e mediave sociale dhe strategjitë e dizajnimit të përvojës në uebsajt.
жGjithashtu përvojë në gazetari dhe i ka ndihmuar me shumë projekte , por më e rëndësishmja fokusimi në kërkimin dhe të kuptuarit e audiencës, të kuriozitetit për të mësuar më shumë dhe për të bërë pyetjet e duhura. Mentoron organizata të ndryshme përfshirë organizatën “Për Ardhmërinë tonë “(MF), një program mentorimi për studentët e Universitetit të Prishtinës.
Kjo është faqja e internetit e kompanisë:
Misioni i kompanisë:
Lunara Digital është një studio e marketingut dixhital e apasionuar pas përvojës dixhitale në internet. Ofrojnë shërbime të marketingut dixhital në strategjinë e përmbajtjes, dizajnin e uebit dhe më shumë.
Qëllimi është të ndihmojnë klientët të rrisin biznesin e tyre me zgjidhje kreative që janë edhe strategjike dhe të kohës.
Ndihmojnë bizneset të arrijnë sukses në marketing duke u fokusuar në atë që ka më shumë rëndësi – nevojat e klientit, jo vetëm dëshirat e tyre.
Faqja e kompanisë Linkedin/http://www.linkedin.com/company/lunara-digital
Vajzat shqiptare janë krenaria jonë kudo që shkojnë
Kam nderin dhe kënaqësinë të promovoj me shumë dashuri një vajzë ambicioze dhe të edukuar e cila vazhdon pa ndalur në arritjen e qëllimeve jetësore, pa harruar shqiptarinë edhe pse është lindur dhe rritur në Amerikë.
Shkruan Dr. Gjyla Çeliku në facebook