Visar Ganiu takon përfaqësuesit e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në mudje dhe anëtarë të KM “Liria”

0
317

Sukseset e sportistëve tanë në mundje nuk kanë të ndaluar. E suksesi i fundit vjen pikërisht nga garat evropiane. Në Komunën e Çairit sot prita përfaqësuesit e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në mundje dhe njëkohësisht anëtarë të Klubit të Mundjes “Liria” nga Çairi, trajnuesin e reprezentacionit Sedat Baftiu bashkë me mundësin Fati Vejseli, i cili u rendit i 9-ti në plasmanin evropianin që u mbajt në Budapest të Hungarisë, ku edhe Besir Alili zuri vendin e 5 -të, sikurse edhe pjesëmarrësit e kampionatit, tim-liderin dhe nënkryetarin e KM “Liria”, Ahmed Ademi dhe trajnuesit Sufijan Ismaili dhe Abaz Emini.

Gjatë takimit që të gjithë i përurova për sukseset e arritura dhe njëkohësisht i përkujtova se institucioni ynë gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në përkrahje të sportit dhe sportistëve tanë, të cilët në vazhdimësi po na bëjnë aq krenar.