Ylber Sela promovoi librin e ri “Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

0
242

Drejtori i Agjencisë të Zbatimit të Gjuhës Ylber Sela promovoi librin “Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e promovimit të këtij botimi shkencor, autori si dhe drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela tha se promovimi i këtij punimi përkon me shënimin e Ditës së Gjyqësorit, duke pasur parasysh, siç u shpreh ai, se temë kryesore e punimit është sistemi gjyqësor dhe përdorimi i gjuhëve në proceset para institucioneve gjyqësore.

“Të udhëhequr nga mendimi për t’u shqyrtuar aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në një fushë sociale më specifike, siç është gjyqësori, në periudhën e kaluar jemi përpjekur t’i trajtojmë situatat në lidhje me përdorimin e gjuhëve në sistemin e gjyqësorit si një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat bazohet çdo bashkësi shoqërore. Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë dhe me ligj, përfshirë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në procedurat para institucioneve gjyqësore, është jo vetëm e drejtë, por edhe nevojë për realizimin real të tyre të çdo qytetari që ka nevojë, pavarësisht nëse qytetari është palë apo mund të paraqitet në ndonjë cilësi tjetër në ndonjë procedurë të caktuar” tha Sela.