Spitali Klinik i Tetovës mori donacion nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas

0
192

Donacion nga 500 shtresë e mbulesa, të cilat përfshijnë batanije, çarçafë, jastëkë, me vlerë të përgjithshme prej 10 mijë euro për spitalin klinik të Tetovës. Ky donacion nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikan në Teksas d të destinohet dhe përdoret për nevojat e pacientëve të cilët janë shtruar në spitalin klinik të Tetovës.

“Kjo nismë dhe ky bashkëpunim të komunitetit shqiptaro-amerikan më saktë nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas me kryetarin Bruno Cekën do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë qytete në vend. Mbështetja dhe bashkëpunimi në kohë pandemie është me rëndësi të veçantë dhe për këtë i inkurajojmë dhe u bëjmë thirrje individëve të tjerë, grupeve, shoqatave të ndihmojnë nëse kanë mundësi”, theksoi në emër të Qendrës, Arijanit Xhaferi.

Në emër të të punësuarve në Spitalin Klinik Tetovë falënderim për donacionin shprehu drejtori Florin Besimi.

“Në emrin tim dhe në emër të të punësuarve falënderim për donacionin i cili vjen nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas dhe veçanërisht dua t’i shpreh falënderim Bruno Cekës i cili e zgjidhi këtë mision të gjerë të donacioneve të fillojë pikërisht nga spitali ynë. Do të doja t’i informoj donatorët dhe opinionin se ky donacion do të vihet në funksion të qytetarëve të cilët do të kërkojnë shërbim shëndetësor në institucionin tonë”, deklaroi Forim Besimi. a