Me fondet e Komunës së Tetovës ka filluar ndërtimi i një fushe sportive me shumë qëllime në Reçicë te Madhe të Tetovës. Behet fjalë për terrene që po ndërtohen ngjitur me sallën sportive shkollore të shkollës filore “Përparimi”, e cila do t`i japë vendbanimit një kompleks sportiv.
-Tek shkolla filllore në Reçicë të Madhe po punohet në realizimin e projektit të fushës sportive multifunksionale. Po punohet për ndërtimin e fushës për futboll dhe futboll të vogël si dhe fushën për basketboll. Dua ti falenderohem drejtorit të shkollës për angazhimin që të realizoher ky projekt- investim në vlerë prej 2,5 milion denarë, deklaroj kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Sipas publikimit në sistemin elektronik për furnizime publike, projekti prezanton rekonstruimin e më shumë fushave, në vlerë të përgjithshme me tatimin e vlerës së shtuar është 2.870 763 denarë, ose mbi 46 mijë euro. Përveç ndërtimit të fushave sportive ka siguruar edhe pllaka bekatoni për sanimin e rrugës së dëmtuar në hyrje të fshatit.