Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” punojnë në rregullimin hortikulturor dhe formimin e korridorit të gjelbër në rrugën “Lazar Liçenoski” në afërsi të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në një sipërfaqe prej 310 metra katrorë. Po trajtohet sipërfaqja dhe po hidhet tokë pjellore, pas së cilës do të vendoset sistem vaditjeje dhe do të ngrihet një lulishte.
Po rregullohet hortikultura e hapësirës publike e cila gjendet në kryqëzimin ndërmjet rrugës “Butelska” dhe rrugës “Prizreni”, përballë kishës së Shën Jovanit. Sipërfaqja e përgjithshme është rreth 790 metra katrorë. Intervenimi zhvillohet në faza me mënjanimin e mbetjeve inerte, gërmimin e dheut të vjetër, vendosjen e dheut të ri cilësor, vendosjen e sistemit vaditës, mbjelljen e bimëve dhe formimin e lulishtes.
Në hapësirat publike që po rregullohen është planifikuar mbjellja e fidanëve me gjelbërim të përhershëm, fidanëve gjetherënës dhe shkurreve, dhe janë zgjedhur lloje të cilat kanë treguar rezultate solide në sipërfaqen e caktuar dhe janë përshtatur nga ana funksionale me hapësirën.