Fëmijët e Çairit me mesazh të veçantë – në Ditën e Ekologjisë defiluan me veshje nga materiale të reciklueshme

0
279

Ditën e Pranverës, por edhe të Ekologjisë – 21 Marsin sot e shënuam në një mënyrë të veçantë.

Me moton “Kujdesem për natyrën, kujdesu edhe ti” fëmijë nga kopshtet “Fidani” dhe “Borëbardha”, sikurse edhe shkollat “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Jashar Bej Shkupi”, “Kongresi i Manastirit”, “Tefejuz”, “Liria”, “Vasill Gllavinov” dhe “7 Marsi”, “ të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me edukatoret, mësuesit dhe prindërit e tyre kishin përgatitur një defile me veshje nga materiale të reciklueshme.

Me këtë aktivitet të sotmin më të vegjlit tanë dhanë shembullin dhe përçuan porosinë se ekzistojnë mënyra të shumta se si mjedisi jetësor mundet dhe duhet të ruhet.

Përgëzoj të gjithë fëmijët, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave dhe uroj që aktivitet e tilla mos të ndalen kurrë.