FLASIM HAPUN, u titullua evenimenti ku mora pjesë sonte dhe që u mbajt në Qendrën rinore YCCC të Çairit me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me Sindromën Down, e që u organizua nga Shoqata Rinore Mjekësore, shkruan në Facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.
Themeluesja e kësaj shoqate Hansa Orana bashkë me shumë të rinjë e të reja, sikurse edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare, përçuan porosinë se personat me Sindromën Down duhet doemos t’i përfshijmë në të gjitha proceset e jetës sonë të përditshme, sepse fundja ata janë thjesht njerëzit me reflektimin më të bukur dhe më pozitiv ndaj shoqërisë sonë.
I përgëzoj organizatorët që kanë kurajon të flasin hapur për tema të tilla, përmes të cilave mund ta bëjmë shoqërinë sa më të bukur.






